Humbje kombëtare, akademikët vlerësojnë trashëgiminë e Rexhep Qosjes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Humbje kombëtare, akademikët vlerësojnë trashëgiminë e Rexhep Qosjes
Justina Pula
24/04/2026 - 13:31
Linku u kopjua

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovë (ASHAK), ka mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor dhe kulturor shqiptar.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues institucionalë, akademikë nga Kosova dhe Shqipëria, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit.

Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës , Justina Shiroka Pula e ka cilësuar të ndjerin Qosja si zë i fuqisëhm i arsyes kritike dhe mbrojtës i së vërtetës.

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij vlerësoi lart kontributin shumëdimensional të Qosjes në kulturë, shkencë dhe çështjen kombëtare.

Kurse, sekretarja shkencore nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Anila Hoda, theksoi rolin e jashtëzakonshëm të Qosjes në jetën intelektuale shqiptare.

Ndërkaq, miku dhe kolegu i tij, Ali Aliu rikujtoi jetën dhe veprimtarinë e akademikut, duke theksuar rolin e tij në formësimin e mendimit modern kombëtar dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Në këtë mbledhje u theksua se vepra dhe kontributi i Rexhep Qosjes do të mbeten pjesë e rëndësishme e trashëgimisë shkencore, letrare dhe kombëtare shqiptare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026