Humbja e së dielës në derbin “della Madonnina” do të thotë se Simone Inzaghi ka pasur fillimin e tij më të keq në sezonin e Serisë A në Inter, dhe drejtorët e klubit pritet të takohen sot me trajnerin.
Interi ka fituar tetë pikë në pesë ndeshje, rezultati më i keq për trajnerin Inzaghi në periudhën e tij katërvjeçare në klub. Trajneri italian u dha lojtarëve të tij një ditë pushimi të hënën pas humbjes së dhimbshme 2-1 në derbin “della Madonnina” kundër Milanit.
Drejtuesit e “Nerazzurrëve” e kanë zakon të takohen me trajnerin e tyre para dhe pas ndeshjeve, dhe megjithëse Interi nuk është në gjendje krize, disa probleme evidente u shfaqën gjatë ndeshjeve hapëse të sezonit. Disa lojtarë, për shembull, nuk janë ende plotësisht në formë dhe rrotullimet e Inzaghit nuk kanë qenë plotësisht të suksesshme.
Megjithatë, sezoni sapo ka filluar, ndaj “Gazzetta” raporton se Inzaghi ka besim se do t'i kthejë gjërat dhe do të ngjitet në tabelë në ndeshjet e ardhshme.