Hiqen letrat ngjitëse nga targat e Serbisë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se ky vendim erdhi në mbledhjen 181-të ekzekutivit që ishte elektronike.

“Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ky vendim vjen pas atij të qeverisë së Serbisë të marrë më 25 dhjetor të vitit të kaluar që të lejojë lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa RKS, vendim ky që hyri në fuqi për zbatim nga 1 janari i këtij viti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024