Hetimi parlamentar, “zjarri i PD” detyron PS të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Tymi dhe flakët në parlament sipas deputetëve të “Rithemelimit” të Sali Berishës janë shprehje e revoltës për mohimin e ngritjes të 8 komisioneve hetimore parlamentare.

Grupi parlamentar socialist, kësaj kërkese i është përgjigjur me propozime të cilat ndryshojnë ligjin aktual  për komisionet hetimore.

Ermonela Felaj, nënkryetare e Kuvendit, deklaroi se ka kërkuar që për këto ndryshime të jenë edhe anëtarët e opozitës, por askush nuk ka dashur që të ulet në tryezë.

“Nga të dy përfaqësuesit qoftë të mazhorancës qoftë të pakicës në përfundimet e raporteve për komisionin hetimor të inceneratorëve përfaqësuesit kanë kërkuar rishikmim të ligjit. I bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por thirrja jonë ra në vesh të shurdhet sepse opozita ka mbetur të ai produkti i një anshëm pune. Kemi reflektuar vendimet e gjykatës kushtetuese”, tha Felaj.

Ftesa e grupit parlamentar socialist për këto ndryshime mbetet e hapur, por jo për grupimin e Sali Berishës.

“Me ‘non gratën’ nuk do të takohemi. Kushdo nga opozita që dëshiron të vij në mbledhjet e komisioneve ne do të ulemi dhe do të diskutojmë. Jemi të detyruar që ta trajtojmë së bashku me dy nismat e tjera e Tabakut dhe e Spahos”, tha Felaj./tch

Mes tensioneve, Kuvendi në Shqipëri miraton në parim projektbuxhetin 7 miliardë euro - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024