Hetemi kërkon votën e qytetarëve për ndryshim në Leposaviq: Ofrojmë rend dhe ligj
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kryetar të komunës së Leposaviqit nga Lëvizja Vetëvendosje, Lulzim Hetemi, ka folur lidhur me kandidimin e tij dhe arsyen pse qytetarët duhet ta votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në veri. Me të në krye, ai tha se do të lindë dielli për të gjithë banorët e kësaj komune.

Në një intervistë për KosovaPress, Hetemi ka përmendur problemet e shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Leposaviqit, me theks fshatrat shqiptare Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, ndërsa potencoi nevojën e  rindërtimit të shtëpive atje.

Ai ka deklaruar se gjendja e sigurisë në atë komunë, sidomos në tre fshatrat shqiptare, nuk ka qenë më e mirë asnjëherë dhe se incidente ndëretnike nuk ka pasur kurrë.

Hetemi tha se ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të dielën dhe se nuk beson  se do të ketë incidente në veri ditët në vijim.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Leposaviqit apelon qyetetarët, shqiptarë dhe serbë, që më 23 prill të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Dilni votoni të dielën qytetarë shqiptarë të fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë.  Por, ftoj edhe qytetarët serbë të dalin në komunën e tyre, në të cilën do të lindë dielli pas sa viteve, në mënyrë që ta kemi një komunë demokratike, pa dhunë dhe incidente”, apeloi ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore do të mbahen këtë të diel. Në Komunë e Leposaviqit janë 13 mijë e 318 qytetarë me të drejtë vote.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024