Hermes Aesthetics Medicine Congress sjell në Kosovë platformë të re për mjekësinë estetike
Marketing
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hermes Aesthetics Medicine Congress sjell në Kosovë platformë të re për mjekësinë estetike
agjenda hamc
24/04/2026 - 15:15
Linku u kopjua

Në Kosovë do të prezantohet Hermes Aesthetics Medicine Congress (HAMC), një platformë e re shkencore dhe profesionale e dedikuar zhvillimit të mjekësisë estetike në vend dhe rajon.

Sipas organizatorëve, HAMC synon të krijojë një hapësirë ku bashkohen edukimi i avancuar, përvoja klinike dhe inovacioni ndërkombëtar, përmes ligjëratave shkencore, demonstrimeve live dhe masterclass-eve praktike.

 Qëllimi kryesor i këtij kongresi është ngritja e standardeve të punës klinike, rritja e sigurisë së pacientit dhe forcimi i bashkëpunimit profesional ndërmjet mjekëve dhe ekspertëve të fushës.

Sipas përfaqësuesve, qasja e tyre bazohet në besueshmëri, bashkëpunim dhe ngritje të standardeve profesionale, duke theksuar se progresi në shëndetësi nuk varet vetëm nga produktet, por edhe nga dija, trajnimet dhe partneritetet që krijojnë vlerë për profesionistët dhe pacientët.

HAMC pritet të shërbejë si platformë e re e shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të fundit në mjekësinë estetike, duke synuar të pozicionojë Kosovën si një pikë referimi në rajon për këtë fushë në zhvillim.

Organizatorët kanë bërë të ditur se nga nesër do të fillojnë trajnimet e para në kuadër të kongresit, të cilat do të zhvillohen në ambientet e Courtyard by Marriott Prishtina.

Sipas agjendës, dita e parë është dizajnuar për t’i ndihmuar stafin të kuptojë më mirë se si përgatitja e lëkurës plotëson dhe përmirëson procedurat mjekësore estetike. Më pas, programi do të vijojë me trajtimin e trendeve më të fundit në këtë fushë, duke përfshirë edhe qasje mbi komplekset strukturore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026