Hendboll/ Trajneri i Kosovës U18: Në botëror do jemi rival i vështirë për të gjithë
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua
Hendboll/ Trajneri i Kosovës U18: Në botëror do jemi rival i vështirë për të gjithë
Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për grupmoshat U18 ka shënuar një sukses historik. Ato kanë siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të Hendbollit që zhvillohet këtë vit në Kinë Kjo është hera e parë që kjo gjeneratë arrin të kualifikohet në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm të hendbollit në botë.
Një sukses i tillë a kë bërë shumë të lumtur trajnerin e kësaj kombëtareje, Mitat Ferati i cili në konferencë për media ka thënë se pas kualifikimit, ata synojnë paraqitje sa më dinjitoze në këtë kampionat.
I kënaqur me suksesin e vashave të Kosovës U18 u shpreh edhe presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraqini.
Saraqini: Hendbolli po e përfaqëson djenjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare
Për kapitenen e skuadrës, Sara Gjergjaj, puna er vështirë fillon tani. Ajo ka thënë se duhet nisur punën menjëherë në mënyrë që në Botërorin e Kinës Kosova ta paraqitet sa në fuqishme përballë kundërshtarëve.
Kampionati Botëror i Hendbollit do të mbahet në Sugju të Republikës Popullore të Kinës nga 14 deri më 25 gusht të vitit 2024.