Haxhiu pret në takim Terrasin: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu pret në takim Terrasin: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe se përparimi i vendit duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në takimin me eurodeputetin Riho Terras, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se Haxhiu i ka tënë Terras se Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim, transmeton KosovaPress.
Ajo e ka falënderuar eurodeputetin për angazhimin dhe mbështetjen e tij ndaj perspektivës evropiane të Kosovës.
“U.D. Presidentja Haxhiu paraqiti përparimin e Kosovës në reformat evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin për media.
Bëhet e ditur po ashtu se Haxhiu vuri në pah se orientimi euroatlantik i Kosovës është i qartë, i qëndrueshëm dhe gëzon mbështetje të gjerë qytetare.
Në këtë takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, çështjet e sigurisë dhe mungesën e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë. Haxhiu theksoi se procesi evropian duhet të mbështetet në zbatimin e marrëveshjeve dhe në përgjegjësi të barabartë për të gjitha palët.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.