Haxhiu: Mbështetja për ekspozitën është marrë në kryesi, do të forcojmë kontrollin
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu: Mbështetja për ekspozitën është marrë në kryesi, do të forcojmë kontrollin
2
28/03/2026 - 16:46
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me debatet për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, duke sqaruar se vendimi për mbështetjen financiare është marrë nga kryesia e Kuvendit në përputhje me rregulloren për subvencionim.

Sipas saj, përveç përfaqësuesve të Listës Serbe, të gjithë anëtarët e tjerë të kryesisë kanë votuar në favor të këtij vendimi.

Haxhiu ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar, duke theksuar se vendimmarrja është bazuar në informacionet e disponueshme në atë kohë dhe se nuk ka pasur indikacione për pasaktësi në përmbajtjen e ekspozitës.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se verifikimi i të dhënave nuk është kompetencë e drejtpërdrejtë e kryesisë së Kuvendit, ndërsa ka theksuar se mbështetja është dhënë me qëllim të mirë.

Megjithatë, Haxhiu e ka cilësuar këtë rast si një moment reflektimi institucional, duke paralajmëruar hapa konkretë për përmirësimin e proceseve vendimmarrëse.

Sipas saj, do të ndërmerren masa për forcimin e mekanizmave të vlerësimit, përmes themelimit të komisioneve profesionale dhe ndryshimit të rregullores ekzistuese, me synim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026