Hasanpapaj: Zgjedhjet duhet të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zgjedhjet duhet të mbahen, por fillimisht duhet që të këtë rend dhe qetësi ka thënë avokati Bardhyl Hasanpapaj.

Avokati Hasanpapaj, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ku ka thënë se pavarësisht shpërthimeve edhe situatës së tensionuar duhet që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen  pasi sipas tij institucionet nuk duhet të bllokohen.

Sipas tij nëse rrethane na lejojnë duhet që të bahen zgjedhjet. “Zgjedhjet duhet të mbahen sa ma shpejt aq më mirë shpresojmë të mbahen në datë që janë paraparë më 18 dhjetor të vitit 2022”, ka deklaruar ai

Tutje ai ka thënë se “Lufta e Kosovës është me bandat kriminale që janë të dirigjuara nga Serbia”. Ndërsa analisti Astrit Gashi, i ka reaguar duke i thënë se Serbinë duhet të largojë nga veri por si do ta largojë?

“Nëse më thua që negociata me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, vazhdo shoku im. Unë nuk besoj që një gjë e tillë është e mundur” ka thënë Gashi.

Më tej Gashi e ka pyetur Hasnpapaj-n se a duhet të shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri?

Ai i është kundërpërgjigjur se nuk habitet e as nuk e sheh tragjike  edhe nëse shtyhen zgjedhjet në veri të Kosovës.

“Ku nuk ka rend e qetësi nuk ka zgjedhje edhe prandaj duhet të shtrihet rendi edhe qetësia në atë pjesë as një shërbimi nuk ofrohet. Zgjedhjet janë ABC-ja e demokracisë kur nuk ka zgjedhje s’ka asgjë tjetër “, ka theksuar Hasanpapaj./RTV Dulagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024