Haradinaj pas takimit me Admiralin Wikoff: Anëtarësimi i menjëhershëm i Kosovës në NATO e përmbyll sigurinë e rajonit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj pas takimit me Admiralin Wikoff: Anëtarësimi i menjëhershëm i Kosovës në NATO e përmbyll sigurinë e rajonit
Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në Deçan, nën përkujdesjen e kryetarit Bashkim Ramosaj, ka pritur Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje për angazhimin personal të Admiral Wikoff dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe forcat e NATO-s japin për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
“Liria jonë është vlera kulmore që e arritëm së bashku me aleatët tanë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e NATO-s. Lidhja jonë me ta mbetet e përhershme, ashtu si edhe aspirata jonë që të jemi pjesë e kësaj aleance”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri strategjike, duke theksuar se “anëtarësimi i menjëhershëm i Kosovës në NATO e përmbyll sigurinë e rajonit”.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.