Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pritjen që ia bëri kongresisti republikan nga Teksasi, Pete Sessions.
https://youtube.com/shorts/6QM-nIAmfxE
“Jemi krenarë për historinë tonë, për atë që kemi kaluar dhe se ku gjendemi sot. Dhe tani, besoj se jemi të gatshëm t’i bashkohemi Shteteve të Bashkuara në të gjitha aspektet e angazhimit të tyre global, përfshirë edhe anëtarësimin tonë në NATO”, tha ai. “Po, ne jemi të vegjël, NATO tashmë është tek ne, por ne jemi gati të bashkohemi dhe jemi gati të shërbejmë me bijtë dhe bijat tona kudo në botë”.
Haradinaj është i ftuar të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast”, si dhe në aktivitete të tjera zyrtare dhe takime me përfaqësues politikë nga vende të ndryshme.