Haradinaj: Liria e shteti ynë i ka rrënjët në Prekazin legjendar
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se komandanti legjendar Adem Jashari dhe familjare Jashari, ishin vazhdimësi e përpjekjeve qindra vjeçare të shqiptarëve për liri.
Ai pas homazhe që bëri në Prekaz së bashkë me anëtarë tjetë të AAK-së, Nismës Socialdemokrate, veteranë e veprimtatë, ka shkruar në facebook se guximi për të vepruar hapur e gatishmëria për sakrificë, e dallojnë komandantin tonë dhe familjen e tij nga të gjitha etapat e kaluara të historisë sonë.
“Liria e shteti ynë i ka rrënjët pikërisht aty ku kulmuan ato përpjekje të parreshtura, në Prekazin legjendar. Në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë e nderojmë gjithë anëtarët e kësaj familje, që shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë ditë të veçantë, vazhdojmë të përforcojmë më shumë se kurrë përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, për të cilën familja Jashari dhe shumë të tjerë janë sakrifikuar. Duhet të angazhohemi parreshtur në forcimin e shtetësisë sonë duke qenë në rresht me aleatët tanë në krye me ShBA, si anëtare e NATO-s. Para nderimeve të të rënëve për liri, u mirëpritëm nga i pari i kësaj familje emblematike, baca i shqiptarëve, Rifati. Si gjithmonë, plot jetë e pozitivitet, zemërgjerësi e dashuri për miqtë, luftëtarët e lirisë, Kosovën e kombin përgjithësisht. Kjo shtëpi e madhe e kombit, gjithmonë me dyer të hapura për miliona shqiptarë e miq ndërkombëtarë. Lavdi dhe respekt për familjen Jashari dhe për të gjithë të rënët që ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai.