Pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë fajësuar ish kryeministrin Ramush Haradinaj për nënshkrimin e kontratës me Contour Global, ka reaguar ky i fundit.
Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kryeministri Albin Kurti çdo ditë po dëshmon se është edhe kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër.Ramush Haradinaj, ka pohuar se është vet Albin Kurti i cili e la Kosovën edhe pa 500 MW energji.
“Kurti e la Kosovën edhe pa 500 MW energji, ku që nga viti 2023 do t'i përfitonte Kosova me çmim prej 83€ e në ndërkohë ka blerë energji deri në 600€ e qytetarit të shkretë jo një por dy herë ia ka rritë çmimin e energjisë. Kjo është politika e mashtruesit Albin Kurti. E gjuan gurin, e vjedh popullin dhe në mënyrën më të poshtër e fsheh dorën”, ka shkruar tutje Haradinaj.