Haradinaj: Aleanca me ShBA-në nuk është vetëm partneritet, është zotim
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e fshatrave Opterushë e Retijë të Rahovecit në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ja thënë se Rahoveci ishte vatër e rezistencës dhe organizimit të luftës për liri.

"Rahoveci me rrethinë ishte vatër e rezistencës dhe e organizimit të luftës për liri. Në fshatrat si Opterushë e Retijë, shpirti i qëndresës është i përjetësuar. Ato mbesin në kujtesën historike si simbole të guximit dhe përkushtimit për Atdheun. Bashkë me Kryetarin Smajl Latifi, bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të OVL-së, kujtuam dëshmorët dhe martirët e këtyre fshatrave, që me sakrificën e tyre dëshmuan vullnetin e shqiptarëve për drejtësi dhe të drejtën për të jetuar të lirë nga shtypja", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se aleanca me ShBA-të dhe NATO-n, është zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm.

"Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik; është një zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm. Në frymën e atyre që kanë shkuar para nesh, të ripërtërijmë përkushtimin tonë për Kosovën në NATO, Kosovën shtyllë të lirisë, drejtësisë dhe zhvillimit. Le të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona. Kjo është detyrë, privilegj dhe nder për ne. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza!", është shprehur Haradinaj

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024