Organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë hapur ekspozitën për “Holokaustin sinti dhe romë”, e cila do të jetë e hapur për vizitorë deri me 30 maj në Muzeun Kombëtar.
Kryeministri i Albin Kurti deklaroi se gjenocidi ndaj romëve është lënë shpesh herë në harresë, megjithatë shtoi se romët dhe sintët nuk ishin vetëm viktima ishin edhe shembuj rezistues ndaj këtij projekti.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se është dashur të kaloj një kohë e gjatë që Gjermania t'i njohë krimet ndaj romëve e sintëve.
"Mbi 2 milionë romë e sintë janë vrarë në Gjermani e në gjithë Evropën, humbje e madhe. Dua të dënoj historinë tonë. Gjermania për një kohë të gjatë nuk i ka njohur krimet ndaj romëve. Gjithë përfshirja sociale është pjesë e procesit të Berlinit", tha Rohde.
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani ka kujtuar të gjitha viktimat, ndërsa theksoi se një gjenocid që harrohet ka mundësi të përsëritet. /Kosovapress/