Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Janë hapur në orën 7.04 të mëngjesit, të gjitha qendrat në veri të Mitrovicës, të cilat do të shërbejnë për votimin pro ose kundër largimit nga funksioni të kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq.

Në këtë proces në veri të Mitrovicës po votohet gjithsej në pesë qendra, ndërsa të drejtën e votës e kanë gjithsej 18 mijë e 796  votues.

Në kohën kur po raportojmë, në njërën prej qendrave të votimit që është objekti i komunës, nuk ka qytetarë të interesuar për të marrë pjesë në këtë proces, ndërsa vërehet prania e strukturave të sigurisë, përkatësisht pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, afër kësaj qendre.

Ndryshe, ky proces i votimit për të qenë i suksesshëm duhet pjesëmarrja e 50 përqind plus 1 votë nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, në të kundërtën procesi do të dështojë dhe mund të përsëritet pas një viti, atëherë kur edhe pushon mandati i kryetarëve të të gjitha komunave të vendit, si dhe kur duhet të organizohen zgjedhjet e përgjithshme lokale në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. /A.Damati/

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
84
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024