Hamza: Lista zgjedhore e PDK-së do të ketë risi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza: Lista zgjedhore e PDK-së do të ketë risi
Lista e kandidatëve për deputet të PDK-së do të ketë risi, tha kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza.
Ai paralajmëroi edhe dhe figura të reja, kur u pyet nëse do të përfshihet në listë Fatmir Limaj dhe bashkëpunëtorët e tij nga Nisma Socialdemokrate.
“Pdk do të shkojë në zgjedhje si PDK dhe si lista e PDK-së. brenda listës së PDK-së sigurisht se do të ketë risi, emra dhe figura të tjera”, tha ai.
Këto komente Hamza i bëri pas takimit me ushtruesen e detyres së presidentes, Albulena Haxhiu për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja.
Ai tha se të gjitha partitë në këtë takim ishin të përcaktuara që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor.
“Për PDK-në cilado nga datat brenda afateve kushtetuese është e pranueshme qoftë 31 maji apo 7 qershori. Ne jemi të përgatitur dhe të gatshëm të shkojmë në zgjedhje…shumica e partive politike të përfaqësuara në këtë takim kanë qenë të përcaktuara për datën 7 qershor dhe ne do të marrim në konsideratë që zgjedhjet të jenë të përgatitua dhe KQZ-ja ka punën dhe vëllimin e vet të përgatitjes. Prandaj jemi fleksibilë se a është 31 maj apo 7 qershor”, tha ai.
Zgjedhjet e reja po mbahen si pasojë e dështimit të zgjedhjes së presidentit./E.Zeqiri/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.