Vetëvendosje doli bindshëm, partia e parë me vota të fituara në zgjedhjet e 7 qershorit, në Mitrovicë, duke e lënë larg PDK-në, në vendin e dytë.
Subjekti që ka për kryetar Albin Kurti mori 59,84%, ose 16,928 vota në këtë komunë. PDK-sw i besuan 27,05% ose 7,653 mitrovicas, sipas rezultateve preliminare.
Kur janë numëruar 80 për qind e kutive (rreth orës 18 të së mërkurës) Hamza i PDK-së printe me 4.949 vota, i ndjekur shumë afër nga bashkëpartiaku i tij Arian Tahiri me 4.923 vota.
Nga radhët e Vetëvendosjes, kandidati më i votuar mitrovicas është Valon Peci, vëllai i kryetarit të komunës, Fatonit, me 4.886 vota. Ky mbetet pas Tahirit vetwm 37 vota, ndwrsa Hamza i ik 63 vota.Arjeta Fejza, që po ashtu vjen nga Vetëvendosje, arkëtoi 4.178 vota ndërsa Armend Muja mori 2.759.
Listën e kandidatëve më të votuar mitrovicas e plotësojnë PDK-istët Rrahman Rama me 2.406 vota, Artan Behrami me 2.066 vota, Bekim Haxhiu me 1.845 vota, Miftar Kurti me 1.065 dhe Besa Ismaili Ahmeti me 1.010 vota.