Haki Abazi nesër do të intervistohet nga Prokuroria Speciale
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, nesër do të intervistohet nga Prokuroria Speciale, lidhur me deklaratat e tij për mostrat e Astrit Deharit.
Kështu ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi, i cili është përfaqësues juridik i familjes Dehari.
Gashi ka treguar se ka kërkuar që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të Abazit.
“Neser dihet. Pas deklarimeve te zotni Haki Abazi , Prokuroria Speciale ka bere me dije se aj do te merret ne pytje ne cilesi te deshmitarit neser me 21.02.23. Ne cilesin e perfaqesuesit juridik te familjes Dehari sot me shkrim kam kerkuar qe te marr pjese gjat marrjes ne pytje te tije ne Prokurori. A do te na theras Prokuroria apo jo e marrim vesh neser.”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, të enjten (16 shkurt) ka deklaruar se ekzistojnë audioincizime dhe videoincizime që tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.