“Hajneshë”, “shpifës e manipulues”, ishin akuzat mes pozitës e opozitës në Komisionin parlamentar
Lexohet për: 4 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Mes përplasjesh dhe akuzave të deputetëve të pozitës dhe opozitës është mbajtur mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në të cilën në rend dite ishte shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, ku e ftuar ishte Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Përplasja erdhi pas deklaratave të opozitës lidhur me auditimin që nuk është bërë për rezervën shtetërore. Ndërsa, nga deputetët e pozitës këtë arsye kanë themeluar edhe komisionin, mirëpo sipas tyre nuk është gjetur asgjë që vërteton akuzat e opozitës. Po ashtu akuzat, vazhduan edhe nga deputetët e opozitës, për siç theksuan “hajnisë që ka bërë pushteti”.

Nënkryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami ka kërkuar shifra për numrin e kontratave të prokurimit publik, në veçanti të atyre me negocim të drejtpërdrejt pa publikim të njoftimit për kontratë të cilat ZKA i ka audituar.

Për këtë, autitorja e përgjithshme Spanca tha se ndonëse është vërejtur një dukuri negative në këtë drejtim, ajo tha se nuk kanë shifra.

Bajrami ka kërkuar nga ZKA që të bëjnë auditimet e gjitha kontratave njëburimore, në mënyrë që të dilet me të dhëna të qarta.

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka pyetur nëse ZKA ka qasje në auditimin e procesit të furnizimit për rezerva shtetërore.

Ndërkaq, Bajrami ka theksuar nuk ka asnjë nen që kërkon konfidencialitet për dokumentacionin dhe tenderin e rezervave shtetërore. Ndërsa ka shtuar, se nuk ka kushte më të mira as MINT, aty ku mbahen dokumentacionet.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj është shprehur i shqetësuar për gjendjen qe u prezantua nga ZKA, derisa ka theksuar se paga e ulet vazhdon të mbetet problem që institucionet të ballafaqohen me mungesë të punëtorëve.

Ndërsa ka shtuar se nuk ka arsyetim që të ketë blerje pa kontratë të negociuar, pa publikim.

Deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi tha se për këtë e kanë themeluar edhe komisionin, mirëpo nuk ka dalë asgjë nga aty.

Për këtë ka reaguar ashpër deputetja Bajrami, duke e quajtur deputetin Thaçi, manipulues dhe shpifës.

Ndërsa, Thaçi ka akuzuar deputeten Bajrami për “hajni”.

Ndërsa, duke ju përgjigjur deputetit Thaçi, deputeti nga PDK, Hajdar Beqa ka thënë se partia tij ka qenë stabile në Obiliq, porse ka thënë se vet deputeti lartpërmendur është munduar të bëjë mashtrime në atë pjesë.

Ndërsa, Thaçi ka replikuar duke thënë se deputeti Beqa po bënë shpifje, po ashtu ka ftuar prokurorinë që të marrë në intervistim deputetin Beqa dhe t’i tregojë dëshmitë se kush i ka ndërtuar atje.

Ndërkaq, Spanca duke prezantuar raportin ka deklaruar se ky institucion ka arritur të përmbush të gjitha kërkesat dhe afatet ligjore për punën audituese me rezultatet përkatëse duke kryer 124 raporte të auditimit të fushave financiar, pajtueshmëri si dhe performancës.

Ajo tha se këto auditime kanë përfshirë të gjitha organizatat buxhetore përfshirë nivelin qendror, lokal, dhe institucionet e pavarura, mandej një numër të konsiderueshëm të ndërmarrjeve publike si dhe projektet e financuara nga donatoret. Ndërsa, ka shtuar se fokusi i auditimeve ishte arsimi, shëndetësia, sporti, zhvillimi ekonomik, ujrat dhe mjedisi, teknologjia e informacionit dhe fusha e prokurimit publik.

Në anën tjetër ajo ka bërë të ditur se tek ndërmarrjet publike cilësia e raportimit financiar edhe pse krahasuar me vitin e kaluar është përmirësuar, ende vazhdon të mos jetë në nivelin e pritur.

Gjatë raportimit të saj në këtë komision, ajo ka përmendur dy sfidat që po ballafaqohen tash e sa kohë. Ndërsa në mungesë të korumit për t’u votuar mbeti për tu shqyrtuar në mbledhjen e ardhshme.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024