“Hajde folim” në Podujevë, Osmani: Llapi vend i fjalës e besës
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Hajde folim” në Podujevë, Osmani: Llapi vend i fjalës e besës
Vjosa Osmani
23/05/2026 - 15:44
Linku u kopjua

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmano ka qëndruar sot Podujevë. Në një tubim me qytetarë “Hajde folim”, ish-presidentja Osmani tha se “Llapi është i jashtëzakonshëm si çdo herë - vend i fjalës, i besës dhe i njerëzve që nuk lëkunden kurrë”.

“Këtu ndihet fuqia e vërtetë e bashkimit, kur flasim hapur për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë e për rrugën plot shpresë përpara”, shkruan Osmani në Facebook.  

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku që ishte pjesë e këtij takimi tha se Ditën e nisën në Llap, në sheshin e Podujevës, në takimin e radhës të “Hajde Folim”.

“Morëm pyetje, sugjerime; morëm edhe perspektivën e qytetarëve tanë mbi përditshmërinë e tyre, shqetësimet, shpresat dhe pritjet që kanë për vendin. Në këtë parafushatë, takimet ballëhapur e faqebardhë me njerëzit e Kosovës më kanë dhënë perspektivën më të vlefshme elektorale: atë të politikës me qytetarë e për qytetarë. Jo të pritjes nga ta, por të udhëtimit bashkë me ta. Sepse politika e vërtetë nuk bëhet larg njerëzve; por mes tyre. Kur del ballëhapur tyre”, shkruan Abdixhiku nw Facebook.  

Zgjedhjet e parakohshme në vend mbahen më 7 qershor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026