Guterres thotë se lufta bërthamore është "brenda fushës së mundësisë"
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres nuk e përjashtoi mundësinë e një lufte bërthamore në kohën kur Rusia vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë, duke paralajmëruar se "zhvillimi rrëqethës" ishte ende një mundësi.

“Ngritja e nivelit të gatishmërisë së forcave bërthamore ruse është një zhvillim rrëqethës. Perspektiva e luftës bërthamore, dikur e paimagjinueshme, tani është kthyer në sferën e mundësisë”, tha Guterres sot për media.

Guterres bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë përpara se mundësia e luftës bërthamore të vazhdojë të përshkallëzohet.

“Është koha për të ndaluar tmerrin e lëshuar mbi popullin e Ukrainës dhe për të hyrë në rrugën e diplomacisë dhe paqes. Apelet për paqe duhet të dëgjohen. Kjo tragjedi duhet të ndalet,” shtoi ai, transmeton Fox News

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024