Guardiola flet për përplasjen me De Bruyne
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Në barazimin ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt në derbin spektakolar të zhvilluar të dielën në stadiumin “Anfiedl Road”, një vëmendje të madhe e mori edhe zemërimi i mesfushorit të Manchester Cityt Kevin De Bruyne i cili shprehu hapur pakënaqësinë e tij me trajnerin Pep Guardiol i cili vendosi ta largonte atë nga fusha.

Pas ndeshjes, Guardiola foli për këtë incident duke thënë se i kishte pëlqyer fakti se De Bruyne e mori me zemërim zëvendësimin e tij, përcjellë KosovaPress.

"Jam i lumtur ta shoh atë ashtu!" ka thënë Guardiola. “Më pëlqen nëse ai është i mërzitur, është mirë. Ai është i lumtur tani. E dija se çfarë na mungonte, na mungonte posedimi i topit. Pasi ai u largua ne e bëmë më mirë. Por, dëgjo, çfarë mund të them për Kevin, ne kemi nevojë për të dhe ai është i rëndësishëm”, theksoi Guardiola.

Katalanasi e përshkroi lojën në “Anfield” kundër skuadrës së Jurgen Klopp si 'si një cunami', pasi të kuqtë përmbytën Manchester Cityn duke krijuar shumë raste shënimi në një periudhë 25-minutëshe në pjesën e dytë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024