Greqia pret nga Maqedonia e Veriut respektimin e Marrëveshjes së Prespës
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Greqisë Kyriankos Mitsotakis ka theksuar se deklaratat në lidhje me emrin e shtetit nga VMRO DPMNE, e cila fitoi zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut po ndiqen me shqetësim të madh nga Athina zyrtare. Mitsotakis deklaroi në një intervistë për televizionin grek “Alfa” se shpreson që udhëheqja e re në Shkup t’iu përmbahet dispozitave të Marrëveshjes Ndërkombëtare të Prespës me të cilën shteti ndryshoi emrin nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut.

“Le të bëjmë durim. Unë dua të shpresoj që ato gjëra që u dëgjuan para zgjedhjeve nuk do të jenë qëndrim zyrtar i qeverisë së re pas zgjedhjeve, sepse nëse kjo ndodh do të kemi probleme“, ka thënë Mitsotakis.

Ai po ashtu tha se deklaratat e zyrtarëve të VMRO DPMNE-së i ka përcjellë me shqetësim, dhe se po e pret se me çfarë emri do t’i drejtohet shtetit kryeministri i ri. Marrëveshja e Prespës, u arrit më 17 qershor 2018 për të zgjidhur konfliktin rreth emrit të Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë kështu mosmarrëveshjes gati tre dekadash me Greqinë.  VMRO DPMNE derisa ishte në opozitë ishte deklaruar kundër zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024