Mbi 30 gra janë emëruar ambasadore të reja të paqes. Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, gra të fushave të ndryshme kanë marrë titullin "ambasadore të paqes" nga Federata Universale e Paqes. Në aktivitetin e mbajtur me temën ”Gratë, themel i paqes së qëndrueshme", u tha se gratë janë themeli i paqes së qëndrueshme.
Besarta Jashari, Ferdonije Qerkezi, Fahrije Hoti e Kumrije Prenku janë vetëm disa nga gratë që kanë marrë titullin e “ambasadores së paqes”.
“Gratë mbetën pa e ngrit zërin, pa ju pranuar merita, pa marrë edhe shpërblimin moral të tyre për punën që kanë bërë kësaj kohe. Isha shumë e lumtur kur tërë Këshilli votoi unanimisht i lumtur se ja kjo është shumë e mirë sepse vërtetë gratë mungonin. Emrat e juaj nuk janë të rastësishëm, nuk keni asnjë privilegje, ju vet jeni institucione në vete, prandaj jam shumë e lumtur që ndodhemi bashkë. Ju jeni shembulli më i mirë edhe në botë se si e mbajtëm jetën në Kosovën e rrënuar, se si arritëm që të ndërtojmë institucione paralele... Ne organizuam jetën sepse ishim në numër më të madh se burrat jo për arsyeje tjetër, përqindja e popullatës në kohën që po flas dhe në kohën që ju punuat ishte ndryshe nga kjo që është sot, sepse më shumë kishte gra se burra, pasi burrat ishin të detyruar të largohen nga Kosova për shkak të eksodit ekonomik por në vend të parë për shkak të eksodit politik dhe shtypjes së madhe”, ka thënë ajo.
Edhe drejtoresha e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg theksoi se Kosova është duke vendosur gruan në qendër.
Presidenti i Federatës se Paqe Universale për Evropë, Jacques Marion tha se gratë janë themeli i paqes së qëndrueshme.
"Në kohët kur e tërë bota dhe në veçanti Evropa është duke u konfrontuar me një luftë tragjike dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një jo-stabilitet që është krijuar dhe që mund të ketë pasoja tragjike dhe dua t’i nderojë udhëheqësit e këtij vendi që po mundohen të gjejnë një marrëveshje paqësore për krizën me të cilën po ballafaqoheni...Paqja duhet të bazohet në më shumë ligje, paqja duhet të bazohet në një familje ideale, në dialog, në pajtim, kulturë dhe dialogu duhet të bazohet dhe ta ketë qëllimin që të arrihet një e mirë madhështore. Të gjithë liderët e pranojnë që gratë e kanë një rol të rëndësishëm si agjente të paqes. Studimet kanë treguar që gratë janë paqe-bërse dhe negociatore më efikase të paqes. Shumë pak gra përfshihen në arritjen e paqes, mirëpo hulumtimet tregojnë që gratë ofrojnë një kualitet të pashembullt të arritjes së paqes”, ka përfunduar ai.