Gorçeviq: Mali i Zi ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështetës Kosovës në KiE
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Mali i Zi nuk ka votuar kundër Kosovës në Këshill të Evropës, por kjo votë ka qenë e një deputeteje që përfaqëson një subjekt politik.

"Nuk ka votuar Mali i Zi kundër Kosovës. Por një deputete që përfaqëson një subjekt politik, ka shprehur qëndrimin e subjektit politik. Vota e saj nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Malit të Zi. ... Votimi i Serbisë nuk ka qenë risi për neve, pa qëllim ata i kanë bërë nder Kosovës", tha ai.

Ministrja për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq theksoi se kjo votë nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës.

Ajo shtoi se do të përkrahet Kosova drejt KiE-së, në Këshillin Ministror i cili mbahet në muajin maj.

"Në këtë rast dua të përkujtoj se pavarësisht për drejtat e subjektit politik, por shumica e parlamenteve kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni. Me këtë marrëveshje parashihet përkrahja e Kosovës. Dua të nënvizoj Mali i Zi në këshillin ministror, në maj, do të përkrahë Kosovën", tha ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024