Goditen dy raste të organizimit të lojërave të fatit, arrestohen pesë persona
Lexohet për: 1 min.
Capturesss
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi janë zënë duke organizuar lojëra fati, ndërsa janë sekuestruar rreth 97 mijë lekë dhe 160 euro.

Sipas Policisë, janë sekuestruar edhe shtatë kompjuterë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Game over" dhe kanë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 27 vjeç, A. Z., 23 vjeç, R. K., 38 vjeç, G. M., 20 vjeç dhe U. H., 20 vjeç. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në një lokal në rrugën "Irfan Tomini" dhe në një lokal në bulevardin "Gjergj Fishta", duke organizuar lojëra fati. ”, ka bërë të ditur Policia e Shtetit.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025