Gjykata e Posaçme e Apelit dënon me 3 vjet e 4 muaj burg Saimir Tahirin
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka  vendosur dënimin me 5 vite burg, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 3.4 vite burg. "Për shkak të kompleksitetit iu desh një kohë më e gjatë, gjykata vendosi pasi dëgjoi palët, lënien në fuqi të gjykatë së shkallës së parë burg për Saimir Tahirin me 3.4 vite burg", tha gjykata.

Edhe pse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, kishte kërkuar 12 vite burg për Tahirin, duke e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, Gjykata ka vendosur dënimin me 5 vite burg.

Gjatë procesit të parë gjyqësor ndaj Saimir Tahirit, Gjykata vendosi që të rrëzonte akuzat e ngritura nga Prokuroria për të, duke e dënuar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Në vitin 2019, ai u dënua në Shkallë të Parë nga gjykata, e cila rrëzoi akuzat e prokurorisë dhe e cilësoi atë fajtor për “Shpërdorim të detyrës”. Dënimi prej 5 vitesh burgim, u konvertua në shërbim prove për 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Megjithatë, ky vendim nuk u zbatua pasi palët nuk u pajtuan, duke e ankimuar atë në shkallë më të larta të gjyqësorit shqiptar.

Një vit më parë, Gjykata e Lartë vendosi që për shkak të “shkeljeve procedurale” gjatë procesit, çështje e Saimir Tahirit të rikthehej edhe njëherë në Apel.

Prokuroria shqiptare vendosi në vitin 2017 që Saimir Tahiri të ishte nën hetim, pasi autoritetet italiane kishin mundur që të shkatërron organizatën kriminale që merrej me trafik droge, të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Ishin disa përgjime në disa vite që kishin bërë autoritetet italiane për këtë organizatë kriminale, e ku në disa prej tyre përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tairi.

Edhe pse prokuroria pas publikimeve të përgjimeve kërkoi arrestimin e Tahirit, kërkesa e saj drejtuar Kuvendin të Shqipërisë për heqjen e imunitetit nuk u votua. Megjithatë, në vitin 2018, Tahiri vendosi të hiqte dorë nga mandatit i deputetit duke bërë që të humbiste edhe imunitetin. Kjo bëri që Prokuroria të kërkojë arrestimin e tij, ku Gjykata vendosi që ai të qëndronte në “arrest shtëpie” për disa ditë. Më pas, Gjykata e Apelit vendosi që ish-ministri Saimir Tahiri të gjykohej në gjendje të lirë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024