Gjykata Administrative nis punën më 5 maj
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjykata Administrative nis punën më 5 maj
KGJK1234
05/03/2026 - 15:42
Linku u kopjua

Këshilli Gjyqësor i Kosovës vendosi që Gjykata Administrative të fillojë punën më 5 maj 2026.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, tha se deri  në maj do të përfundojë transferimi i lëndëve, zhvillimi i sistemit për menaxhimin e tyre, plotësimi i stafit administrativ dhe përgatitja e hapësirave së gjykatës.

“Në procesin  e veprimeve që KGJK po ndërmerr për themelimin dhe hapjen e Gjykatës Administrative është vlerësuar dhe realisht janë bërë përgatitjet që sot të kemi edhe vendimin për datën e hapjes së Gjykatës Administrative. Pra, propozimi është që të hapet zyrtarisht Gjykata Administrative. Fillimi i punës në Gjykatën Administrative do të jetë më datën 5 maj 2026...Është menduar të jetë kjo datë edhe për shkak se gjatë kësaj periudhe do të bëhen përgatitjet dhe do të konfirmohen të gjitha transferet e listave të lëndëve, përfshirë edhe veprimet e tjera që lidhen me zhvillimin e sistemit për menaxhim të lëndëve. Shpresoj se gjatë kësaj periudhe të kemi edhe veprime për plotësimin e stafit administrativ dhe përgatitjen e të gjitha hapësirave të Gjykatës Administrative”, tha ai.

Në këtë mbledhje të Këshillit Gjyqësor të Kosovës u miratua edhe  draft- Rregullorja 01/2026 për sistemimin vendeve të punës në Gjykatën Administrative.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vazhdimin e mbledhjes së 363-të i propozoi presidentes së Republikës së Kosovës 15 gjyqtarë për dekretim me mandat fillestar, 28 gjyqtarë për riemërim me mandat të përhershëm dhe 2 gjyqtarë nga komuniteti serb për dekretim me mandat fillestar. /B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026