Gjermania përgatitet për ‘të ardhmen’ pa gazin rus
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjermania po përgatitet për shkurtimin e furnizimeve nga Moska si kundërpërgjigje për sanksionet e vendosura ndaj saj.

Një analizë e të përditshmes britanike “The Guardian” thuhet se bizneset e atje po mundohen të përgatisin plane alternative për mundesinë e afërt që gazi rus do ndalojë të rrjedhë në tubacionet e ekonomisë më të madhe të Evropës.

“Kjo do të ishte një katastrofë  – që do të konsiderohej e pamendueshme dy muaj më parë, por tani sa vjen e bëhet më reale”, thotë pronari i një kompanie energjitike në perëndim të Gjermanisë, e cila prodhon kapakët e baterive për makinat elektrike apo pjesë të ngjashme të trenave elektrikë.

Folesi nuk dëshironte të emërohej, pjesërisht prej frikës se mund të duket se mbështet luftën e Rusisë pasi nëse fiket gazi, biznesi i tij gati nje-shekullor “nuk do të mbijetojë”.

Por ai thotë se problemet janë të shtuara pasi nuk mbështetet vetëm te gazi që tashmë i është rritur çmimi, por dhe te metalet ruse si nikeli e alumini.

Gjermania merr rreth 50 metër kub gaz, ose rreth 55% të furnizimit të saj nga Rusia, që është volumi më i madh për çdo vend të BE.

Të premten në Portën e Brandenburg në Berlin protestuesit brohoritën në favor të embargos ndaj gazit e naftës ruse, por shefat e industrisë dhe të politikës kanë paralajmëruar se fikja e rubinetëve mund të shkaktojë dëme shumë më të mëdha në Gjermani, sesa mund të sjellë avantazhe në Ukrainë.

“Kujt i hyn në punë një Gjermani e dobësuar?” tha një burim qeveritar për të përditshmen ‘TheGuardian’ kësaj jave.

Një krizë e tillë do të prekte gjigandët  e prodhimit si Thyssenkrupp, BASF e Bayer si dhe qindra biznese të tjera të mesme e të vogla, me të cilat ata janë të lidhur.

Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck ka nxitur gjermanët të ulin “termostatin” – duke thënë se “çdo kilovat i kursyer dëmton Putin” – në atë që kritikët kanë quajtur me ironi “të ngrijmë për Ukrainën”.

Dhe disa e kanë bërë këtë, të nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë. Të tjerë si prodhuesit e porcelaneve KPM, i themeluar në 1763, po punojnë jashtë orarit për të prodhuar sa më shumë para se rubinetët të mbyllen. “Kush e di për sa kohë do të kemi gaz?” thotë drejtoresha e saj Martina Hacker, për të përditshmen Der Spiegel. “Pa të nuk prodhojmë dot porcelane.”

Ministri Habeck ka qenë së fundmi në Katar për të siguruar dërgesa gazi dhe ka punuar me vendet fqinje si Holanda e Belgjika për krijimin e hyrjeve alternative, siç do të jetë gazi nga SHBA. Tashmë dhe planet për mbylljen e dy impjanteve energjitike të qymyrit në Gjermani mund të shtyhen.

Autoritetet thonë se 45 perqind e impjanteve te depozitivit të gazit në vend janë 26% të mbushura. Plani i tyre është të arrijnë në nivel 80% deri në verë duke kursyer tani, për të ruajtur furnizimin për dimrin që vjen.

Disa parashikojnë beteja mes bizneseve dhe qeverisë se cilët janë “më të rëndësishëm” për të merituar furnizimet e pakta. Ndërsa të tjerë japin versione katastrofe me biznese të falimentuara dhe papunësi masive ne Gjermani. /The Guardian/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024