Gjermania po i merr seriozisht kërcënimet ushtarake ruse për të synuar kryeqytetet evropiane, pas vendimit të SHBA për të vendosur raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani.
Duke iu referuar deklaratave të Moskës javën e kaluar se vendet evropiane do ta rrezikonin veten nëse pranonin vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit tha se "deklarata të tilla duhet të merren gjithmonë seriozisht".
Fischer tha se vendi i tij "nuk do të frikësohej" nga kërcënimet ruse.
“Këto veprime kanë për qëllim kryesisht të dëmtojnë sigurinë e vendit tonë”, tha javën e kaluar zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov.
Shtëpia e Bardhë më 10 korrik tha se SHBA do të fillojë "vendosjet episodike të aftësive të zjarrit me rreze të gjatë të Task Forcës së saj Multi-Domain në Gjermani në vitin 2026, si pjesë e planifikimit për vendosjen e qëndrueshme të këtyre aftësive në të ardhmen". /AA