Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të procedohet për miratim në Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës pakoja prej gjashtë projektligjesh që lidhen me Reformën në Drejtësi.
Këto deklarata ajo i bëri gjatë përmbylljes së një punëtorie treditore, ku u diskutua dhe u finalizua pakoja e projektligjeve që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, një nga proceset kyçe reformuese në sistemin e drejtësisë në vend.
Sipas ministres Gërvalla, kjo pako synon forcimin e integritetit, llogaridhënies dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë, duke e vendosur qytetarin në qendër të këtij procesi.
Ajo theksoi se përmes këtyre projektligjeve, për herë të parë do të adresohet çështja e shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për mungesë pune dhe profesionalizmi, do të kategorizohen më qartë shkeljet disiplinore, si dhe do të rregullohet me ligj vlerësimi i performancës së tyre.