Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka ftuar tetë persona shtesë në samitin e G7-s, që filloi sot në Hiroshima, sipas BBC.
Është sigurisht një shenjë e axhendës së ndërlikuar që varion nga lufta në Ukrainë deri te sasia e ushqimit që mbërrin në pjatat tona çdo ditë. Dhe është gjithashtu dëshmi e një rendi ndërkombëtar që po ndryshon me shpejtësi, me pjesën më të madhe të bisedës që fokusohet në dy vende që nuk janë në listën e të ftuarve, Rusia dhe Kina.
Bashkimi Evropian, edhe pse jo një anëtar zyrtar i G7-s, dërgon gjithashtu përfaqësues.
Kohët e fundit, nikoqirët kanë ftuar vende të tjera sipas gjykimit të tyre.
Në vitin 1990, grupi përbënte pak më shumë se gjysmën e PBB-së botërore, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Tani është pak më pak se 30%.
Kishida, i cili po kërkon një koalicion më global sesa perëndimor, ka zgjeruar tryezën për të akomoduar edhe Australinë, Indinë, Brazilin, Korenë e Jugut, Vietnamin, Indonezinë, Komoret (që përfaqësojnë Bashkimin Afrikan) dhe Ishujt Kuk (që përfaqësojnë ishujt e Paqësorit).
Kryeministri japonez ka bërë 16 udhëtime jashtë shtetit në 18 muajt e fundit, përfshirë Indinë, Afrikën dhe Azinë Juglindore, për t’u provuar këtyre rajoneve se ka një alternativë ndaj parave dhe fuqisë kineze dhe ruse.