Dita e parafundit e fushatës së kandidatit Marco-Muharrem Salihu kaloi sa në takime intensive me grupe të mëdha mbështetësish në Trento, Treviso,Padova, Mestre, Venezia, ashtu dhe në intervista për media të ndryshme në mediat kombëtare.
Mbërriti video dëshmia mbështetëse e deputetit austriak, mik i madh i kombit shqiptar dhe i Kosovës në veçanti, Lucas Mandl, i cili shprehu besimin se së bashku me Marco-n do luftonin për një Europë më të mirë. Mandl plotësoi thirrjet mbështetëse të disa eurodeputetëve ekzistues në favor të kandidatit shqiptar.
Ajo kërkoi që shqipja të mësohet në shkollat publike italiane. Marco (Muharrem Salihu), premtoi se do ta mundësoj këtë, duke shpjeguar hapat pozitivë që ai ka bërë në Veneto.
¨Si ish mësues, e di rëndësinë e mjedisit që nxënësit të mësojnë si duhet, ndaj do kërkoj që Italia si krejt Europa të lejojë fëmijët tanë të mësojnë shqip. Venezia 600 vjet me pare na e mundesoi te kemi shkolle shqipe, aq me shume Italia moderne do na ndihmoje qe shqiptaret te mos asimilohen¨, tha ai. Një djalë i ri mbajti një fjalim emocional: ¨jam nga Sina e Dibrës ku ka lindur Skënderbeu. Mbajmë tatuazhe, ndjekim kombëtaren, ta tregojmë sa patriotë jemi ne 150 mijë shqiptarë me të drejtë vote, duke dërguar një shqiptar të madh në Parlamentin Europian. Kujtoni porosinë e Skënderbeut, të jemi bashkë¨, tha ai.
Kandidati foli me disa votues të herës së parë, duke i premtuar se do jetë përfaqësues i cilësive më të mira shqiptare në institucionet europiane.
Takim entuziast në një mjedis ku kishte bashkëkombas dhe italianë, ai pati në lokalin Locomotiva, në Padova, ku shumë të pranishëm premtuan votën në favor të tij, si individë, familje e miqësi. Marco Muharrem Salihu foli për rëndësinë e çdo vote për të mundësuar një objektiv historik që pastaj do t i hapte rrugën disa eurodeputetëve shqiptarë të zgjedhur nga diaspora.
Sondazhet e fundit konfirmojnë atë që ngjan prirja e terrenit, se kandidati shqiptar do të marrë mandatin e eurodeputetit.