Franca evakuon edhe 4000 persona, i nxehti rrezikon zjarrin masiv
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Franca evakuon edhe 4000 persona, i nxehti rrezikon zjarrin masiv
Zjarret France
28/07/2026 - 11:51
Linku u kopjua

Autoritetet franceze urdhëruan të martën evakuimin e afro 4000 personave nga zonat turistike në bregdetin e Atlantikut, pasi rritja e temperaturave rrezikon të rikthejë përhapjen e një zjarri të madh në perëndim të Bordosë.

Zjarri në Gironde, i cili ka djegur rreth 420 kilometra katrorë, është stabilizuar, por autoritetet paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe lagështia e ulët mund të shkaktojnë vatra të reja. Rreth 220,000 persona janë evakuuar deri tani nga zonat e prekura.

Evakuimi i ri përfshin kampingje, fshatra turistike dhe parqe pushimi pranë resortit Lacanau. Ndërkohë, 93 zjarrfikës janë lënduar gjatë përpjekjeve për shuarjen e flakëve, ndërsa janë ndërtuar 103 kilometra breza mbrojtës për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Sipas AP, autostrada A63 mbetet pjesërisht e mbyllur, ndërsa trafiku hekurudhor në jug të Bordosë është pezulluar, përveç linjës drejt Tuluzës, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026