Formacionet zyrtare të Zvicrës dhe Izraelit
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Zvicrës dhe Izraelit, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Në xhiron e parë të zhvilluar, Zvicra e shkatërroi Bjellorusinë me rezultat të thellë 5:0 Bjellorusinë, kurse Izraeli barazoi si vendas me Kosovën 1:1, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Zvicra e kryeson Grupin I me tre pikë, sa ka edhe Rumania në vendin e dytë, kurse Izraeli zë vendin e katërt me një pikë të arkëtuar, aq sa ka edhe Kosova në vendin e tretë.

Zvicra dhe Izraeli për herë të fundit janë përballë në muajin tetor të vitit 2009, ku asokohe ndeshja përfundoi e barabartë 0:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tanimë kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Zvicra (4-3-2-1): Sommer; Rodriguez, Elvedi, Akanji, Widmer; Zakaria, Xhaka, Freuler; Vargas, Amdouni; Itten

Izraeli (4-3-3): Glazer; Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner; Jaber, Lavi, Peretz; Haziza, Baribo, Solomon

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
55
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024