Formacionet zyrtare Spanjë - Austri
Spanja vjen si favorite në përballjen e 1/16-ës së finales ndaj Austrisë në Los Angeles, pas një faze grupesh pa asnjë gol të pësuar dhe me një ecuri prej 13 ndeshjeve pa humbje.
Në kampin tjetër, Austria rikthehet në fazën me eliminim direkt për herë të parë që nga viti 1954, por shqetësim mbetet mbrojtja e tyre që nuk ka mbajtur portën e paprekur në Botëror që nga viti 1982.
Spanjollët do të vuajnë mungesat e rëndësishme të Yéremy Pino dhe Nico Williams për shkak lëndimesh, ndërsa vëmendja kryesore në fushë do të jetë te lojtarët në formë, Lamine Yamal dhe Marcel Sabitzer.
Formacionet zyrtare:
Spanjë (4-2-3-1): 23. Simon, 12. Porro, 22. Cubarsi, 14. Laporte, 24. Cucurella, 16. Rodri, 20. Pedri, 19. Lamine, 10. Olmo, 15. Baena, 21. Oyarzabal.
Austri (4-2-3-1): Schlager A., 20. Laimer, 8. Alaba, 3. Danso, 5. Posch, 4. Schlager X., 6. Seiwald, 9. Sabitzer, 24. Wanner, 18. Schmid, 11. Gregoritsch.
KosovaPress