Forcat ukrainase shkatërrojnë tre depo municionesh ruse
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Forcat mbrojtëse të Ukrainës kanë shkatërruar tre depo municionesh ruse, katër sisteme të mbrojtjes ajrore dhe kanë neutralizuar ose rrëzuar 258 UAV të llojeve të ndryshme në zonën operative të grupit operativ dhe strategjik të trupave Tavria.

Këtë e tha në një postim në Telegram, gjenerali Oleksandr Tarnavskyi, komandanti i grupit, transmeton Ukrinform.

"Në zonën operative të grupit operativ dhe strategjik të trupave Tavria, armiku kreu 22 sulme ajrore, 1 sulm me raketa, 53 luftime, 1157 sulme granatuese dhe nisi 130 sulme kamikaze me dron", tha Tarnavskyi.

Në 24 orët e fundit armiku ka humbur 336 ushtarë të vrarë dhe të plagosur në aksion, si dhe 38 njësi armësh dhe pajisjesh, përfshirë 4 tanke, 12 mjete luftarake të blinduara, 6 sisteme artilerie, ATGM, 4 sisteme të mbrojtjes ajrore, 10 automjete dhe 1 njësi pajisje speciale. Rreth 258 UAV të llojeve të ndryshme u neutralizuan ose u rrëzuan.

Forcat ukrainase shkatërruan gjithashtu tre depo municionesh dhe dy objektiva të tjerë të rëndësishëm rusë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024