Gruaja e cila dyshohet se u plagos nga burri i saj në Fushë Kosovë po trajtohet në Klinikën Emergjente. Mjeku kujdestar, Ejup Govori i tha KosovaPress-it se gjendja e saj është stabile, mirëpo sipas tij lëndimet janë serioze.
"Pacientja ka ardhur rreth orës 08:00 në mëngjes. Gjendja e saj për momentin është stabile, megjithëse lëndimet janë të rënda. Lëndimet janë me armë zjarri, janë në dy ekstremitete edhe në gjoks dhe në regjionin e abdomenit. Është ne ekzaminim e sipër, në trajtim e sipër në Emergjencë. Kur të dalin rezultatet... do të teajtohet nga mjekët përkatës. Lëndimet janë të rënda, mirëpo gjendja e saj është stabile. Ka lëndime serioze në gjoks. Mirëpo për momentin është stabile me parametra të akceptueshëm", deklaroi ai për KosovaPress.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se jë grua është plagosur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.
Lidhur me këtë rast, Ahmeti theksoi se policia ka arrestuar një person të dyshuar.
https://kosovapress.com/plagoset-nje-grua-ne-fushe-kosove-policia-jep-detaje