Fitore me aromë titulli, Drita shkatërron Gjilanin në derbi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Derbi Drita Gjilani
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Drita është treguar skuadër e pamëshirshme në derbi kundër Gjilanit duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës, raporton KosovaPress.

Dominimi i Dritës që në këtë rast ishte në rolin e vendasit u pa që në fillim të ndeshjes dhe katër golat e parë erdhën që në 45 minutat e para të ndeshjes.

Ajzera, Broja, Babalija dhe Manaj e mbyllën çështjen e fituesit të këtij derbi që në pjesën e parë për të shkuar kështu krejtësisht të qetë në pjesën e dytë, shkruan KosovaPress.

Në pjesën e dytë Drita dominoi sërish por gola të tjerë nuk pati.

Më këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve dhe tashmë pothuajse e ka siguruar titullin e kampionit pasi Ballkani i vendit të dytë ka 43 pikë, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025