Filipattos: Për Sadikun duhet të dinë edhe jashtë Kosovës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës Evropiane të Boksit (EUBC), Ioannis Filippatos ka vizituar Federatën e Boksit të Kosovës.

Ai është pritur në ambientet e federatës nga krytari Enver Krasniqi dhe sekretari Latif Demolli.

Me këtë rast, i pari i boksit në Evropë tha se kjo vizitë ka të bëjë me faktim se Federata Evropiane e Boksit do ta realizojë një dokumentar për boksoeren kosovare Donjeta Sadiku.

Filippatos shtoi se historia e Sadikut është shumë interesante dhe se për të duhet të dinë edhe njerëzit jashtë Kosovës.

Ai gjithashtu deklaroi se në një të ardhme të afërt, Kosova mund të jetë organizatore e një evenimenti të madh të boksit, si kampionat ballkanik, kampionat evropian për të rinj apo edhe elitar.

Gjatë ditës, Filippatos do të takohet edhe me zëvendësministren  për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024