FIBA Kampionati Evropian/Kosova U18 pëson humbje nga Irlanda
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian të basketbollit, Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje minimale nga Irlanda, ndeshje kjo e vlefshme për Divizionin B të meshkujve për grupmoshat U18.

“Dardanët” e rinj u mposhtën me rezultat të ngushtë, ku semafori në fund të ndeshjes tregonte 73:72 (22:19, 24:20, 16:15, 10:19) në favor të irlandezëve, përcjell KosovaPress.

Kjo përballje ishte e vlefshme për vendet 17 deri në 22, respektivisht, rrethin e dytë të fazës së grupeve, ndërsa Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje për renditjen finale.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 46:39 në favor të Kosovës, por një rikthim i furishëm i irlandezëve në pjesën e dytë bëri që ndeshja të përfundoi me rezultat 73:72 në favor të tyre.

Te Kosova u dalluan Bardh Istrefi me 27 pikë e shtatë kërcime dhe Olsi Kurtaj me 12 pikë e nëntë kërcime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024