FBK publikon kalendarin e aktiviteteve për edicionin 2026/27
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FBK publikon kalendarin e aktiviteteve për edicionin 2026/27
New Project - 2026-07-27T174813.005
27/07/2026 - 17:49
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur kalendarin zyrtar të proceseve kryesore që do të zhvillohen gjatë muajve gusht dhe shtator, në kuadër të përgatitjeve për startin e edicionit të ri garues 2026/27.

Sipas njoftimit, klubet duhet t'i respektojnë afatet si më poshtë:

5–14 Gusht – Licencimi i klubeve
Faza e parë ku të gjitha klubet duhet të kompletojnë dokumentacionin për licencim.

14–21 Gusht – Afati kalimtar, regjistrimi dhe licencimi i lojtarëve
Përfshin edhe dorëzimin e Listës Paraqitëse të klubeve për garat e reja.

21 Gusht – Hedhja e shortit
Në këtë datë do të hidhet shorti për të gjitha garat e edicionit 2026/27.

5–6 Shtator – FIBA SCOD Klinika
Klinika e detyrueshme për gjyqtarë dhe vëzhgues para fillimit të sezonit.

FBK fton të gjitha klubet t'i respektojnë afatet dhe t'i planifikojnë aktivitetet në përputhje me këtë kalendar, me qëllim të një fillimi sa më të mbarë dhe profesional të edicionit të ri.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026