Exit polls: E majta ka një epërsi të lehtë ndaj së djathtës në Suedi
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

E majta ka një avantazh të vogël ndaj blloqeve të së djathtës dhe të djathtës ekstreme, sipas rezultateve të exit poll-eve pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet parlamentare suedeze mbrëmjen e sotme.

Sipas sondazheve, të cilat nuk bazohen në rezultatet e pjesshme që priten më vonë në mbrëmje, e majta, e udhëhequr nga kryeministrja socialdemokrate Magdalena Andersson, fitoi midis 49.8 dhe 50.6 për qind, ndërsa e djathta dhe e djathta ekstreme fituan nga 48 në 49.2 për qind.

Partia e ekstremit të djathtë Demokratët e Suedisë (SD) duket se ka arritur një përparim historik, duke fituar 20.5 deri në 21.3 për qind, sipas sondazheve dalëse të kryera për SVT dhe TV4.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024