Në një ndër intervista e pakta dhe të rralla, Era Istrefi foli sot për jetën dhe karrierën në “Më lër të flas”.
Këngëtarja kujtoi një nga momentet më kulminante në karrierën, kur në vitin 2018, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam kënduan himnin e “FIFA World Cup”.
Era tregon se si u përzgjodh mes 30 këngëtarja për të kënduar “Live It Up”.
“Jam përzgjedhur mes 30 këngëtarëve, do zgjidhej një këngëtar që këndon atë këngë më së miri. Mund ta marrësh me mend sa jam gëzuara kur më ka zgjedhur mua. Kur më kanë thirrur në fillim dhe më kanë thën a do të bësh pjesë e World Cup, kam thënë si nuk po dua. Por më thanë mos u gëzo shumë se është një konkurrim me shumë konkurrentë. Unë dhashë maksimumin e talentit, energjisë, krejt çfarë pata. Kam punuar për 12 oerë dhe e manifestoja, e besoja dhe ndodhi”.
“Nuk mendova me ego, mendova me ndjenjën time më të mirë, më të thellë, që kam brenda, kur më realizohet një ëndërr e pakapshme”, përgjigjet Era.
Donald Veshaj e pyet më shumë për artistin me famë botërore, Will Smith.