"Epopeja e Dukagjinit", Patriot Behrami boksieri më i mirë vendor
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot në palestrën e sporteve në Deçan u mbajt Turneu Ndërkombëtar i boksit “Epopeja e Dukagjini”.

Klubi i boksit “A.P.Peja", nën patronatin e Komunës së Deçanit, organizoi sot këtë turne tradicional, raporton KosovaPress.

Pjesëmarrës ishin boksierë nga Kosova, Shqipëria, Italia, Zvicra dhe Maqedonia e Veriut.

Boksieri më i mirë vendor ishte Patriot Behrami, kurse boksieri më i mirë i huaj u zgjodh Montoros Meto i Zvicrës.

Tekniku më i mirë i turneut ishte Shpëtim Bajoku, kurse çifti më luftarak u zgjodh ai mes Lorent Muratit dhe Alen Rrustemov.

Ndërkaq, boksieri me më së shumti perspektiv u zgjodh Andi Temaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024