Endrit Nika dënohet me 18 vjet burg për vrasjen e Maria Clara Urdangaray
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Endrit Nika dënohet me 18 vjet burg për vrasjen e Maria Clara Urdangaray
Denimi
19/02/2026 - 10:01
Linku u kopjua

Gjykata Themelore e Prishtinë e ka dënuar me 18 vjet burgim Endrit Nikwn, për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë, më 2023, raporton KosovaPress.

Në shpalljen e dënimit për Nikën nuk munguan edhe familjarët e argjentinases, Maria Clara Urdangaray.

Prokuroria aktuauzën kundër Nikës e kishte ngritur më 11 shkurt 2025, ku ai akuzohej se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij,  Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026