Emery e nis me fitore aventurën te Aston Villa, mposht United
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Trajneri spanjoll, Unai Emery e ka nisur me fitore aventurën e tij te skuadra e Premier Ligës, Aston Villa.

Aston Villa e ka mposhtur sot Manchester Unitedin me shifrat 3:1, kështu duke ia shkaktuar humbjen e katërt këtë sezon “Djajve të Kuq”, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Bailey (minuta e 7’), Digne (minuta e 11’) dhe Ramsey (minuta e 49’), kurse goli i vetëm i United ishte autogol, ku Ramsey shënoi në portën e tij në minutën e 45’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Aston Villa ngjitet në pozitën e 13 në tabelë në kuotën e 15 pikëve, krahas Manchester United që zë vendin e pestë në tabelë me 23 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 3:1 në favor të Aston Villas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024