Ekonomia amerikane u rrit me 6.9% në tremujorin e katërt 2021
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ekonomia e SHBA-së u rrit me 6.9 për qind në tremujorin e katërt të 2021, dukshëm më shumë se sa pritej, për shkak të rritjes së ndjeshme të stoqeve dhe konsumit të popullsisë, njoftoi sot Ministria e Tregtisë.

Ekonomistët e anketuar nga kompania Dow Jones parashikuan një rritje të prodhimit të brendshëm bruto prej 5.5 për qind, raporton CNBC.

Rritja tetor-dhjetor u përshpejtua ndjeshëm nga tremujori i tretë në një 2.3 për qind të pa audituar, me gjithë përhapjen e shpejtë të llojit omicron, i cili ka të ngjarë të ngadalësojë punësimin dhe prodhimin për shkak të numrit të madh të punëtorëve të infektuar që mungojnë nga puna.

Që nga tremujori i fundit, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar një rritje totale vjetore të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 5.7 për qind në 2021, norma më e lartë që nga viti 1984.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024